
Garniturat:
• 1 kuti konservash e vogël me domate të grira
• 200 g djathë Emmental, i grirë
• 100 g sallam
• 100 g proshutë e butë
• 150 g kërpudha (konservash)
• 150 g djathë i bardhë
•Rigon
Metoda:
Hidheni majanë e birrës në një tas dhe treteni me ujë të vakët. Shtoni miellin me kripën dhe
vajin të përzier së bashku. Përziejini përbërësit derisa të krijohet një masë e punueshme
brumi që nuk ngjitet në tas. Pas kësaj, mbulojeni brumin dhe lëreni në një vend të ngrohtë
që të vijë mirë, derisa të jetë dyfishuar në masë. Hapeni brumin dhe vendoseni atë në një
tavë të lyer me yndyrë. Pastaj, shpojeni brumin me një pirun. Vendosni sipas radhës
përbërësit për shtresën e sipërme, sipër brumit.
ONION TARTE
Për brumin:
• 300 g miell
•20 g maja birre
• 125 ml qumësht i vakët
• 1 vezë
• 50 g gjalpë
Garniturat:
• 750 g qepë
• 250 g pancetë
• 3 vezë
• 250 g krem gatimi
• 125 ml qumësht
• 1 lugë çaji kripë
• ½ lugë çaji piper i bluar
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierje dhe krijoni një vrimë në qendër. Copëtoni majanë e birrës,
hidheni në pjesën e hapur të miellit, përziejeni me qumështin dhe pak miell nga anët,
spërkatni pak miell dhe lëreni masën në një vend të ngrohtë që të vijë për aq kohë derisa
pjesa e brumit e lyer me miell nga lart të fillojë të plasaritet. Hidhni vezën në anë të miellit.
Të gjithë përbërësit përziejini në një masë brumi. Pas kësaj, lëreni brumin në një vend të
ngrohtë që të vijë derisa të jetë dyfishuar në masë. Ndërkohë, qërojini dhe preini qepët në
katër pjesë, dhe më pas preini hollë. Prijeni pacetën në kuba të vegjël dhe gatuajeni lehtë
në një plitkë gatimi së bashku me qepët, derisa këto të fundit të bëhen transparente, dhe
pastaj lërini të ftohen. Hapeni brumin dhe vendoseni atë në tavën e lyer të pjekjes, shpojeni
fundin me një pirun dhe ngjishini anët për lart. Lëreni brumin që të vijë përsëri. Përzieni së
bashku vezët, kremin e gatimit, qumështin, kripën dhe piperin. Shtoni në përzierje qepët e
ftohura dhe pacetën. Përziejini të gjitha bashkë dhe hidheni në shtresën e brumit të formuar.
Hapeni njëtrajtësisht. Futeni piten me qepë në furrë.
QUICHE LORRAINE
24
Përdorimet, tabelat dhe këshillat
Comentários a estes Manuais