HUSQVARNA-ELECTROLUX QCE7428K Livro de Receitas Página 17

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 32
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 16
Vendosni ushqimet e ndara ose të përziera në enën e gatimit. Futeni në furrë. Mos e mbuloni.
Përdorni maksimumi 6 pjata (me diametër 26 cm).
FRESH VEGETABLES
Ena e gatimit:
Mund të përdoret enë gatimi e çdo lloji e cila duron minimalisht një nxehtësi prej 100°C.
Përbërësit:
400 g lulelakër
200 g karota
200 g kohlrabi
200g speca të verdhë dhe të kuq
Metoda:
Lajeni lulelakrën dhe ndajeni në copa. Qëroni karotat dhe kohlrabin dhe pritini në copa të
vogla. Lani specat dhe pritini në copa për së gjati. Hidhini të gjitha perimet bashkë në një
enë të hapur dhe gatuajini pa ujë. Në këtë metodë gatimi mund të mos përdoren erëza dhe
kripë.
FISH (TROUT)
Përbërësit:
4 trofta nga 250-300 g
lëng limoni, piper, kripë
Metoda:
Lajini mirë troftat nga brenda dhe jashtë, lyejini me lëng limoni dhe erëza dhe vendosini
në enë çeliku inoks me vrima, nga 2 trofta për enë. Servirini me copëza bajamesh të pjekura.
Trofta e përgatitur me avull:
Përpara se ta vendosni troftën në enën me vrima, prej çelikut inoks, hidhni mbi të ujë të
nxehtë dhe uthull.
POTATO GRATIN
Përbërësit:
1000 g patate
1 lugë çaji kripë secila, piper dhe arrë moskati
2 thelpinj hudhra
200 g djathë i grirë
3 vezë
100 ml qumësht
250 ml ajkë
4 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Qëroni patatet, pritini në feta të holla, thajini dhe pastaj lyejini me kripë dhe erëza. Fërkoni
me një thelb hudhër enën zjarrduruese të pjekjes dhe më pas lyejeni me gjalpë. Gjysmën e
fetave të patateve me erëza shpërndajini në enë, dhe më pas shtroni pak djathë të grirë
mbi to. Shtroni mbi shtresën e parë, pjesën e mbetur të fetave të patateve dhe shpërndani
mbi to pjesën e mbetur të djathit të grirë. Grini thelbin e dytë të hudhrës dhe përziejeni së
bashku me vezët, qumështin dhe ajkën. Hidhni mbi patate masën e përgatitur dhe pastaj
shpërndani në copa pjesën e mbetur të gjalpit në sipërfaqe.
Përdorimet, tabelat dhe këshillat
17
Vista de página 16
1 2 ... 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 ... 31 32

Comentários a estes Manuais

Sem comentários